Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

- Advertisement -

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit.

Për trajtimin e 13 vjecares e cila vuan nga diabeti i tipit 1 nevojiteshin 4000 euro.

- Advertisement -

Por mitrovicasi Alban Durmishaj me prejardhje nga Rakinica ka marr përsipër ta ndihmojë vogëlueshen.

Durmishaj është një biznesmen që jeton në Gjermani dhe ka në pronësi disa biznese ndërsa lidhja e tij me Kosovën e vendlindjen e tij éshtë e madhe.

Ky gjest human i mërgimtarit është mirëpritur nga të gjithë, në veçanti nga familja e Rinesës që e kanë falenderuar biznesmenin./ Jepi zë