E martë, 26 Nëntor, 2024

Gjermania ka nevojë për 300 mijë ekspertë në matematikë, informatikë, shkenca natyrore dhe teknologji

- Advertisement1-

Shtetit gjerman i mungojnë ende ekspertët në fushat më të rëndësishme shkencore dhe teknike.

Kjo rrjedh nga raporti i vjeshtës i Institutit të Ekonomisë Gjermane IW. Aktualisht ka një mungesë prej 285.000 specialistësh në të ashtuquajturat profesione MINT (që do të thotë matematikë, informatikë, shkenca natyrore dhe teknologji). Prej tyre 132.100 u përkasin punëtorëve të kualifikuar me diplomë të shkollës së mesme dhe 122.300 vende pune të ekspertëve me arsim të lartë, pra me diploma universitare.

- Advertisement -

Referuar krahasimit me numrin rekord të shtatorit të vitit 2018, mungesa e ekspertëve në fushat e MINT është ulur me rreth 15,5 për qind. Por, ky është shtatori i katërt me numrin e mungesave më të mëdha, që nga fillimi i matjeve të këtilla.

Autorët e studimit e shpjegojnë rënien e lehtë të kërkesës për ekspertë në fushën MINT pjesërisht me dobësimin e ekonomisë në Gjermani, sepse ekonomia gjermane aktualisht është në recesion. Në studimin e IW thuhet se rënia e ekonomisë ndihet edhe në sektorin e numrit të vendeve të lira të punës në shumë fusha, pra edhe në profesionet e MINT, „megjithëse në një masë çuditërisht të vogël.” Pra, sipas studiuesve, mungesa e ekspertëve në këto fusha, është ende e madhe.

Studimi sheh nevojën më të madhe për fuqi punëtore profesionale në fushën e energjisë dhe në ate elektrike. Këtu ka një mungesë prej rreth 81.900 ekspertësh. Në këtë drejtim, asgjë nuk do të ndryshojë në një periudhë afatmesme apo afatgjatë. „Madje nevoja do të rritet shumë”, thuhet në studim. Pritet që në vitet në vijim të ketë madje edhe më pak të rinj që do të përfundojnë shkollimin në degët MINT. Kjo është arsyeja pse kushtet e punës në këto fusha janë ende të mira.

Paga mesatare mujore (bruto) e një eksperti me diplomë universitare dhe që punon me kohë të plotë në fushat MINT ishte rreth 5.900 euro në vitin 2021, që është mesatarja për ekspertët me arsim universitar. Por ekspertët me një diplomë universitare në fushat MINT janë shumë më shpesh në pozicione drejtuese, sesa njerëzit e tjerë me diploma akademike. Përqindja e këtyre personave në pozitat drejtuese është 35 për qind.

Autorët e studimit shohin një nevojë në rritje për ekspertë.  Ekspertët e IT do të jenë në veçanti të rëndësishëm në pesë vitet e ardhshme në fushën e zhvillimit të teknologjive dhe produkteve në përputhje me mbrojtjen e klimës. Nevoja për ekspertë të MINT po rritet çdo vit edhe për arsye demografike.

Aktualisht, çdo vit dalin në pension rreth 64.800 ekspertë me diplomë universitare në fushat MINT, e këto pozicione duhet të plotësohen. Brenda pesë vitesh, nevojat do të rriten në 74.100 ekspertë të tillë në vit. Ndërsa pas pesë vitesh,  çdo vit do të nevojiten edhe 272.000 ekspertë të  MINT me diplomë të shkollës së mesme. E ashtuquajtura nevoja vjetore demografike për kompensim të ekspertëve nga fusha MINT po rritet çdo vit.

- Advertisement -rrrrrrr

Rënia e pritshme e numrit të ekspertëve vendas në fushat e MINT është gjithashtu problematike. Numri i njerëzve që u regjistruan në një nga lëndët MINT ka rënë nga 198.000 në vitin 2016 në 176.300 në vitin 2022. Autorët e studimit supozojnë se ky trend i rënies së studentëve në këto degë do të vazhdojë. Shqetësues është edhe fakti se kompetencat e nxënësve meshkuj dhe femra në matematikë kanë rënë dukshëm. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në numrin e studentëve të mundshëm që studiojnë një nga lëndët MINT.

Autorët e studimit jo vetëm përshkruajnë problemet, por ata japin edhe propozime konkrete për zgjidhjen e situatës. Ata rekomandojnë se është e rëndësishme që të merren më shumë gra për profesionet e fushës MINT. Për këtë, do të ishte e dobishme të krijohej një sistem informimi më i mirë në shkolla, në mënyrë që „vajzat dhe të rejat të njohin më mirë aftësitë e tyre në profesionet MINT“.

Përveç kësaj, është e nevojshme të përdoret edhe potenciali i të huajve. Për këtë duhen shfrytëzuar më mirë mundësitë që jep ligji i ri për ardhjen e ekspertëve duke „përshpejtuar ndjeshëm proceset burokratike”. Për të arritur një përdorim më të mirë të imigracionit nëpërmjet sistemit arsimor, duhet të rriten kapacitetet dhe të zgjerohen programet dhe mbështetja financiare për pjesëmarrësit në arsim nga jashtë.

Por edhe sistemi arsimor duhet të përmirësohet, thonë autorët e studimit. Për këtë qëllim, ata propozojnë forcimin e arsimit që në fëmijërinë e hershme, zgjerimin e ofertave cilësore gjithëditore dhe vënien në dispozicion të burimeve financiare për mbështetjen individuale të fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet „indeksit social”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...