Përparimi në biznes dhe në jetë rrallë është një incident me fat. Përkundrazi, kjo zakonisht përfshin punë të madhe, këmbëngulje dhe llojin e duhur të zakoneve të dobishme.
Kur bëhet fjalë për të pasur sukses si një grua, disa gjëra të tjera mund të ndihmojnë. Kjo, sipas Amy Vetter, nënkryetare globale e arsimit dhe shefe kontabiliteti në Xero. Ja çfarë thotë ajo thotë se ka mësuar për të dalë në krye.
Gratë më të suksesshme e sheshojnë vetë rrugën e tyre.
Ndërsa Vetter filloi karrierën e saj në kontabilitetin dhe auditimin publik, nuk është se përshtatej edhe aq. Ajo filloi biznesin e saj në shërbim të klientëve për kontabilitet dhe shërbime të kontrollit dhe kënaqej ndërsa ishte duke i dhënë kthesë në një mënyrë krijuese bisnesit.
“Unë e kam pasur atë biznes për 10 vjet, ndërsa në të njëjtën kohë, unë flisja në konferenca dhe jepja mësim në universitete, gjë që më çoi në atë që bëj tani“, thotë ajo.
“Unë në të vërtetë mësova [të bëj rrugën time] nxitur nga gjyshja ime, Edith, e cila zotëronte një tregti antike para se shumë gra të ishin pronare të bizneseve të vogla.”
Gratë më të suksesshme nuk kanë frikë të dështojnë.
Duke filluar nga mosha 12 vjeçare, Vetter merrte autobusin nëpër qytet për të punuar për kompaninë e shërbimit të nënës së saj. Duke parë nënën e saj duke punuar shumë dhe ndonjëherë duke dështuar – por duke mësuar nga gabimet e saj – e ndihmoi atë të bëhej më e shkathët dhe të ndërmerrte edhe rreziqe.
“Për sa kohë që mësoni nga ato dështime dhe përmirësoheni prej tyre me kalimin e kohës – dhe ju nuk vazhdoni të ushtroni presion ndaj diçkaje që thjesht nuk po funksionon – ju jeni të shkathët dhe ju mund t’i bëni ato rregullime ashtu siç duhen ,” ajo tha.
Gratë më të suksesshme kanë miq që i mbështesin.
Pavarësisht nëse është mentor në punë, apo femra jashtë punës me të cilët mund të kaloni kohë së bashku, është e rëndësishme të keni një rrjet të fortë mbështetjeje. “Identifikoni gratë pranë jush të cilat mund t’i ndihmoni dhe prej të cilave mund të merrni ndihmë,” thotë ajo.
Gratë më të suksesshme ecin nëpër dyer të hapura.
Ndërsa më shumë se gjysma e të diplomuarve në kontabilitet janë gra, ato përbëjnë vetëm rreth 20 përqind të partnerëve të firmës kontabël. “Shumë herë, grave u ofrohen mundësi që ata jo domosdoshmërisht mendojnë se janë gatshme për t’i ndërmarrë dhe i refuzojnë ato, në vend që të përfitojnë nga ato mundësi dhe të rriten në to,” thotë ajo.
Gratë më të suksesshme krijojnë hapësirë personale.
Për Vetterin, do të thotë të gjesh edhe kohë për të praktikuar yoga ose vrap, gjë që e ndihmon atë të balancojë kërkesat në punë dhe familje.
“Kur keni probleme që shfaqen gjatë gjithë ditës shumë herë nuk mund t’i zgjidhni ato sepse do të shkoni nga takimi në takim,” thotë ajo. “Por unë mund të shkoj duke vrapuar duke qetësuar mendje time dhe duke e zgjidhur atë problem ndonjëherë edhe rastësisht.
Jepini vetes hapësirë dhe lëreni mendjen tuaj të pushojë.”/shkollaesuksesit/