E diel, 23 Shkurt, 2025

Gjeniu kosovar: Erdajti, më i miri në botë, e lexon trurin

- Advertisement1-

Erdajt Sopjani programoi një pajisje të thjeshtë që e bën të mundur leximin e sinjaleve elektromagnetike në tru.

E për projektin e emëruar “Wavecation” u shpërblye me çmimin e parë në mesin e 300 pjesëmarrësve nga e gjithë bota në “Tourism Technology Festival 2.0” në Salzburg të Austrisë, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Sopjani tha se kjo pajisje nuk ka kufizime sa i përket përdoruesit, madje funksioni i saj shkon edhe më larg.

Ndihmon edhe një fushë jetike të secilit vend, ani pse i duhen edhe ca shtesa.

Kur e prezantoi në fillim, kjo nuk iu duk fort e besueshme jurisë, ani pse pjesë e kësaj gare ishin kokat më të ndritura të moshave të reja për teknologji.

Vitin e kaluar, 17 vjeçari mori pjesë në një tjetër garë në Shqipëri ku po ashtu u zgjodh më i miri, ndërkaq tani është duke punuar për sistemin e detektimit të lajmeve të rreme. /Klankosova.tv

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....