E hënë, 24 Shkurt, 2025

Gjeniu 9 vjeçar, ligji nuk e lejon që të kalojë disa klasë brenda vitit

- Advertisement1-

Amanti është 9 vjeç dhe ka mbaruar klasën e katërt në shkollën ‘Kosova’, por jo me shumë dëshirë për të ndjekur mësimin në klasë.

“Nuk është se kam shumë interes në klasë sepse më duken shumë të thjeshta. Testet i mbaroj i pari dhe marr rezultatet maksimale”, tha nxënësi Amanti Sulaj.

- Advertisement -

“I di ato që shpjegohen në klasë dhe shpeshherë më kërkon që të qëndrojë edhe në shtëpi”, shtoi më tej ai.

Prindërit e Amantit kanë vënë re se djali i tyre po humbet interesin për shkollën pasi njohuritë që ai ka tejkalojnë nivelin e klasës ku është.

“Unë dëshiroj të shkoj në klasë të gjashtë, kam punuar vetë me të gjitha librat e klasës së 6”, tha Amanti.

“Pa mbushur moshën 3 vjeç, kur vëllai i tij i madh ishte në klasën e parë dhe kryente veprimet matematikore. Amanti përgjigjej menjëherë dhe përgjigjet i kishte të sakta. Amanti filloi të mësonte autodidakt dhe ka progresuar shumë ndër vite… është më i zhvilluar se fëmijët normalisht. Për këtë arsye i kam kërkuar drejtoreshës së shkollës e mësuesja kujdestare kanë miratuar që djali të kalojë një klasë më lart, duke kryer një test por nuk ka një klauzolë ligjore që ta lejojë djalin!”, tha Kapllan Sulaj, babai i djalit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...