Gjendje e rëndë në Pediatrinë e Mitrovicës: Pritje 3 deri në 5 orë, disa fëmijë u alivanosën

- Advertisement -

Gripi sezonal ka rritur me të madhe numrin e pacientëve në qendrat e kujdesit mjekësor në Mitrovicë, sidomos tek fëmijët.

- paragrafi 1 -

E në Pediatrinë e Mitrovicës radhët janë shumë të gjata, ku pritjet po zgjasin 3 deri në 5 orë, shkruan “Jepi zë”.

- Advertisement -

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se disa fëmijë janë alivanosur teksa presin në radhë.
Sipas pacientëve, kontrollet po i bën vetëm një mjeke.

- Advertisement -

Ata thonë se mjekja po bën punë të mirë, por nuk po ia del e vetme.