Gjendja me ujë në shkollat e Obiliqt, drejtoresha e Arsimit, Fitore Hashani takon drejtuesit e KRU “Prishtina”

- Advertisement -

Drejtoresha e DKA-së, znj. Fitore Hashani, priti në takim Gazmend Bytyqi nga KRU “Prishtina” Njësia në Obiliq.

- paragrafi 1 -

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, bashkëbiseduan lidhur me gjendjen aktuale të shërbimeve të ujësjellësit në institucionet arsimore të Komunës së Obiliqit dhe u dakorduan për ndërmarrjen e veprimeve për mirëmbajtje dhe investime të nevojshme, me qëllim të avancimit të këtyre shërbimeve.

- Advertisement -

Drejtoresha Hashani shprehu falënderim për  Bytyqin për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin në realizimin e kërkesave dhe nevojave të institucioneve arsimore.

- Advertisement -