E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Gjëja e fundit që bën me fëmijën në darkë, është ajo që ka më shumë rëndësi

- Advertisement1-

Ti mund të bësh aktivitetet e botës me fëmijët gjatë ditës. Mund t`i çosh tek lodrat, në sporte të ndryshme, buzë detit apo në mal, por në fakt ajo që ka më shumë rëndësi dhe ajo që fëmijëve u ngelet më shumë në mendje, është ç`ka bëjnë në darkë.

“Kjo është filozofia ime. Gjithçka që duhet të bëni është ta mbyllni ditën shumë mirë”, tha Doyle, një mësuese dhe terapiste, në postimin e saj në video.

- Advertisement -

Sigurisht, Doyle nuk është i vetmi që predikon fuqinë e përfundimit të mbrëmjes në mënyrë shumë pozitive.

Fuqia e rutinave dhe ritualeve të natës

Konsistenca është thelbësore për fëmijët, prindërve u thuhet herë pas here, sepse është e vërtetë. Vendosja e rutinave me fëmijët e vegjël mund të ndihmojë në forcimin e lidhjeve në trurin e tyre që i ndihmon ata të kuptojnë ditët e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se fëmijët me rutina të përcaktuara priren të jenë emocionalisht më të shëndetshëm se ata pa rutinë strikte.

Rutinat para gjumit ndihmojnë në vendosjen e pritshmërive të qarta dhe i ndihmojnë fëmijët të ndihen të relaksuar dhe të përgatitur për gjumë. Një rutinë e mirë dhe e qëndrueshme para gjumit mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies tuaj.

Fëmijët duhet të ndiejnë se po marrin shumë kohë dhe dashuri nga prindërit.

Mbani mend: Betejat para gjumit nuk janë të pashmangshme

- Advertisement -rrrrrrr

Ka prindërit që janë entuziastë gjatë ditës për t`u përkëdhelur gjatë mbrëmjes, kur shtrihen në shtrat me fëmijët, por janë të rraskapitur. Plus që fëmijët e zvarritin sat ë munden kohën e gjumit, derisa edhe iu del fare. Për këtë ju vjen në ndihmë rregulli ‘koha e mendjes, trupit dhe shpirtit’. Është një strategji e thjeshtë që mund të ndihmojë në minimizimin e betejave para gjumit dhe t’u japë fëmijëve ndjenjën e lidhjes me prindin që e dëshirojnë aq shumë.

Si funksionon?

Planifikoni të kaloni 10 deri në 15 minuta kohë kokë me kokë me fëmijën tuaj në kohën e gjumit pasi ai të ketë kryer listën e detyrave të tij (dhëmbët e pastruar, dhomën e rregulluar, etj.)

Minimizoni shpërqendrimet – pa celularë, pa zhurmë televizori në sfond. Gjatë kësaj kohe, jini plotësisht të pranishëm në mendje, trup dhe shpirt me fëmijën dhe luani ose bëni diçka që fëmija juaj dëshiron të bëjë.

Kjo mund të jetë leximi i një libri, luajtja e një loje budallaqe, dëgjimi i muzikës së këndshme.

Duke bërë këtë, ju po shpirtin e tyre me gjërat thelbësore për t’u ndjerë të dashur, të sigurt dhe të vlerësuar, pavarësisht se çfarë ka ndodhur atë ditë.

Sigurohuni që t’u tregoni atyre se kjo është diçka që ata mund ta bëjnë rregullisht, çdo darkë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...