Pas ardhjes së një fëmije në jetë, netët gjatë shtatzënisë duken po aq të gjata sa ato pas.
Mes problemeve rutinë si pagjumësia, të përzierat dhe idesë që një krijesë e jotja është rrugës, gratë e gjejnë veten në sfidë me gjumin.
Çfarë ka ndryshe me ëndrrat e shtatzënisë?
Gjatë shtatzënisë, mund të vini re një ndryshim në llojin apo shpeshtësinë e ëndrrave që shihni. Nuk do t’iu duket e pazakontë të kujtoni më mirë nga zakonisht, të përjetoni ëndrra shumë reale dhe gjithashtu të zgjoheni nga makthet e shpeshta.
Ndryshimet e zakonshme të ëndrrave:
1. Janë më reale
Gjatë shtatzënisë ëndrrat me situata, imazhe të qarta dhe njerëz realë janë më të shpeshta, aq sa ndonjëherë bëhet e vështirë për ta ndarë realitetin prej saj.
2. Më të shpeshta
Shumë gra besojnë se kanë parë më shumë ëndrra gjatë shtatzënisë. Eshtë e mundur, pasi disa gra flenë më shumë gjatë pritjes së ëmbël, gjë që rrit shanset për të parë më shumë ëndrra.
3. Endrrat lidhen me shtatzëninë ose mëmësinë
Sigurisht ardhja e një fëmijë të bën të ndjesh emocione në çdo moment të ditës. Ndoshta prej frikës, pasigurisë apo ankthit të pritjes, është normale të shihni ëndrra me bebe. Shumica e grave ëndërrojnë sikur fëmija e tyre ka nisur të flasë, të tjera zbulojnë emrin në një ëndërr e ndërsa në pjesë gjininë.
4. Endrrat ankthioze
Mos u surprizoni nëse shihni ëndrra që ju shkaktojnë ankth. Të bëhesh gati për një fëmijë kërkon kohë dhe shumë energji. Krahas emocioneve pozitive, vijnë dhe frikërat. Eshtë krejtësisht normale që çfarë mendon truri juaj gjatë ditës të shfaqet nëpër ëndrra.
5. Makthe
Ka shanse që gjatë shtatzënisë makthet gjatë natës të jenë më të shtuara. Ato vijnë në forma të ndryshme, por më të shpeshtat janë: ëndrrat që lidhen me humbjen e bebit, rrëzimin e tij, apo një abort spontan.