E hëna nisi me shi dhe për fat të keq e gjitha java duket se do të jetë përgjithësisht e tillë!
Përveçse të heq çdo lloj motivimi për t’u ngritur nga shtrati, në ditë si këto t’i zgjohesh pa dëshirë për të bërë grimin dhe e vetëdijshme që flokët do të kapen bisht!
Humori ndryshon që prej këtij momenti, por nëse ju do të tregoheni pak më të zhdërvjellët, shiu s’do të ndikojë fare në ditën tuaj. Sigurisht, nëse nuk harroni çadrën!
1. Grimohu, por filloje me bazën- primer!
Duke bërë këtë, mund të rrish e sigurt që gjatë gjithë ditës grimi yt nuk do të lëviz.
2. Mos shpenzo shumë kohë për t’u bërë gati
Kujto që sa më e thjeshtë është pamja jote në një ditë si kjo, aq më pak gjasa ka të mërzitesh nëse fillon krejt papritur një rrebesh! Mjafton të dukesh e rregullt dhe le të bëhet çfarë ka për t’u bërë atje jashtë!
3. Flokët, çfarë t’ju bëjmë flokëve?
Nëse s’keni ndonjë onde natyrale që rrinë bukur edhe në ditë me shi, me shumë gjasa po kaloni një ditë të keqe flokësh ose flokë të kapura. Kjo e dyta duket opsion më i mirë, por kini parasysh që sido t’i mbani duhet t’i keni tharë mirë. Çdo fije e lagur do t’jua bëjë shumë të vështirë t’i stiloni pasi do t’ju elektrizohen.
4. Shmang pudrën
5. Nëse ke gati një gërshet, shiu s’është sfidë për ty!
Është gjithnjë mirë të kesh një as nën mëngë, prandaj mëso si bëhet një gërshet elegant! Në ditë me shi, ky model do të duket shumë herë më mirë dhe flokët tuaj më të plotë, prej lagështirës!
6. Çizme/këpucë!
Mjafton që për të mirën tënde, të mos veshësh atlete të bardha. Ruaji për një ditë me diell, mos mëkato me to!
Burimi: Anabel, Bustle