E martë, 23 Korrik, 2024

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve në shtatzëni: Përse ndodh kjo dhe si të zgjidhet problemi?

- Advertisement1-

Shtatzëna, mos e lini pas dore gjakderdhjen në gojë dhe kushtojini vëmendje të veçantë higjienës së gojës dhe mishit të dhëmbëve.


Shumica e femrave të cilat deri para shtatzënisë nuk kanë pasur ndonjë problem, në periudhën e shtatzënisë mund të kenë, por gjithashtu mund të kenë edhe përkeqësime të problemeve ekzistuese me shëndetin e gojës dhe dhëmbëve.

- Advertisement -

Gjatë periudhës së shtatzënisë në organizmin e femrës ndodhin ndryshime të shumta, ato nuk anashkalojnë as gavrën e gojës, transmeton Telegrafi.

Ndodhin ndryshime të papritura hormonale, rritje të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit dhe niveli i këtyre hormoneve mund të ndikojë në gjendjen e mishit të dhëmbëve te shtatzënat.

Mishrat janë shumë më të prirë për gjakrrjedhje, andaj kërkojnë kujdes dhe mbrojtje adekuate.
Fillimi i gjakrrjedhjes së mishrave të dhëmbëve është shenja e parë e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe është shumë e rëndësishme të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndërprerë avancimin e mëtejshëm.

Gabimi i shpeshtë është që kjo simptomë shpesh injorohet apo kjo gjakrrjedhje i frikëson shtatzënat, andaj shmangin mirëmbajtjen e higjienës themelore, madje edhe larjen e dhëmbëve.

Kjo gjë është plotësisht gabim, krijon një rreth vicioz, me çka vjen deri te avancimi i sëmundjes së aparatit mbështetës të dhëmbëve.

Nëse higjiena e gojës ishte e dobët edhe para shtatzënisë, gjatë kësaj periudhe të ndjeshme, efektet e dëmshme të higjienës së dobët të gojës janë shumë më të lehta.

- Advertisement -rrrrrrr

Duke larë dhëmbët rregullisht, duke përdorur mjetet ndihmëse të higjienës orale, sikurse janë peri i dhëmbëve dhe furçat ndërdhëmbore, me kontrollet dentare dhe masat profilaktike që do të ndërmarrë dentisti, shëndeti i mishit të dhëmbëve mund të ruhet gjatë shtatzënësisë.

Foshnja e lindur, numrin më të madh i baktereve merr kryesisht nga nëna, sepse është në kontaktin më të shpeshtë dhe intim me të. Ky fakt duhet të jetë një motiv shtesë për nënën për të mbajtur dhëmbët dhe gojën e saj të shëndetshme. Pra, edhe para se fëmija të lindë, duhet të mendoni për shëndetin e tij.

Nënat e ardhshme që po planifikojnë një shtatzëni, këshillohen të vizitojnë dentistin, të bëjnë një ekzaminim dhe të riparojnë gojën dhe dhëmbët. Përmes edukimit adekuat dhe masave të duhura profilaktike, të zbatuara nga dentistët, siç janë heqja profesionale e mbetjeve, këshillat individuale për ruajtjen e shëndetit oral dhe dentar, shëndeti oral i grave shtatzëna mund të ruhet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...