E diel, 19 Janar, 2025

“Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arsimit, shpërblehet me tender kompania më e shtrenjtë për 4000 euro

- Advertisement1-

Udhëheqësisë aktuale të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) duket se nuk po ua mbush syrin dizajni e as formati aktual i uebfaqes së tyre: masht.rks-gov.net.

Andaj ky dikaster ka paguar mbi 9 mijë euro një kompani për të ridizajnuar komplet atë. MASHTI ia dha tenderin kompanisë “Spinp Agency”, raporton “Front Online”.

- Advertisement -

Kjo e fundit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve figuron se merret me punë që lidhen me teknologjinë.

Megjithatë, oferta e “Spinp Agency” ishte diku për 4 mijë euro më e shtrenjtë sesa e kompanisë tjetër, “INFINIT ENGINEERING”, e cila konkurroi me një çmim prej 5 mijë e 250 euro për këtë tender.

MASHTI e ka arsyetuar përzgjedhjen e kompanisë më të shtrenjtë, duke thënë se është bazuar në kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit. Megjithatë s`ka dhënë detaje më shumë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpërblen me kontratë Operatorin Ekonomik: Komisioni për vlerësim të ofertave i përbërë prej tre anëtarëve, ka analizuar me hollësi të gjithë dokumentacionin duke iu përmbajtë kritereve të kërkuara në dosjen e tenderit vie në përfundim që fitues shpallet: N.SH. ” Spinp Agency “, Rr.Mujë Krasniqi, C7,H3, Nr.4 – Ulpianë, 10000, PRISHTINË, në vlerë totale të ofertës: 9.290,00€”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t që ndodhet në dosjen e tenderit.

- Advertisement -rrrrrrr

“Front Online” ka provuar të marrë një version më të shtjelluar nga Ministria se pse kanë përzgjedhur ofertën e shtrenjtë para asaj më të lirë. Mirëpo, në Zyrën e Prokurimit nuk e kanë hapur telefonin të mërkurën. E gjatë së njëjtës ditë në kompaninë e eliminuar “INFINIT ENGINEERING” është lajmëruar një person në telefon, por që ka thënë se nuk ka informacione rreth kësaj teme.

Sidoqoftë – bazuar në dosjen e tenderit – kompania fituese “Spinp Agency” ka për detyrë t`ua bëjë më të lehtë menaxhimin e uebfaqes punonjësve të Ministrisë, kudo dhe kurdo.

Uebi duhet të jetë i përshtatshëm për të gjithë shfletuesit: Internet Explorer, Firefox, Chrome, Safari etj. Po ashtu për të gjitha pajisjet mobile.

Ndër specifikat tjera të kërkuara është që uebfaqja të mos kufizohet vetëm me një domain.

Po ashtu që uebi të përmbajë dizajn të mirë zyrtar në përputhje më natyrën e institucionit përkatës.

Ngjyrat që do të vendosen duhet të jenë të kombinuara dhe jo monotone.

Në pjesën e sipërme (banner) duhet të përfshihet stema e Qeverisë së Kosovës.

Dizajni dhe çdo gjë që ka të bëjë më faqen mund të jepen si propozime nga kompania.

Këto propozime mund të implementohen vetëm pas miratimit nga MASHTI.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...