Gëzim Tushe: Nxënësit i urrejnë mësuesit sepse nuk e kanë kapacitetin e duhur për të ndikuar në formimin e tyre

- Advertisement5 -

Sociologu Gëzim Tushe tha në një intervistë për Euronews Albania se shkolla nuk po jep më edukim.

- paragrafi 1 -

Sipas tij ky institucion ka filluar të zhvishet nga funksionet humane dhe edukative duke u bazuar kështu vetëm në procesin edukativ, megjithëse dhe ky i fundit ka probleme të shumta.

- Advertisement - M1

“Kjo ka bërë që herë pas here komunikimi midis mësuesve dhe nxënësve të jetë jo ndikues dhe prandaj shpesh herë adoleshentët i urrejnë mësuesit, nuk i pranojnë ata. Jo se nuk i duan, por sepse mësuesit vet nuk e kanë mundësinë dhe kapacitetin e duhur për të ndikuar në formimin e tyre edukativ,” – u shpreh Tushe.

Komenti erdhi nisur dhe nga një video e publikuar fillimisht nga vajza e ministrit, Niko Peleshi, Aleksia e cila u bë virale në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një grup vajzash në shkollën “Kongresi i Manastirit”, të cilat barbarisht dhunojnë bashkëmoshataren e tyre.