- Advertisement -
Major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane duke marrë titullin Master në Studime Operacionale nga Army University i Ushtrisë Amerikane.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi në Facebook të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“CGSC/KKSHP ka për qëllim përgatitjen e udhëheqësve ushtarak në planifikim operacional, të menduarit kritik dhe lidership në operacione të përbashkëta dhe shumëkombëshe”.
“Forca jonë çdo ditë po rritet dhe po ngrit kapacitetet e saj profesionale e teknike, e gjithë kjo falë disiplinës dhe përkushtimit të secilit ushtarak, dhe duke falënderuar partnerët tanë strategjik për mundësit që i kanë dhënë FSK-së, në edukim, shkollim e ngritje profesionale”, thuhet në njoftim.

/AlbanianEducation.net/.