Në fillim të çdo viti shkollor, fëmijët presin me padurim jo vetëm rifillimin e mësimit dhe takimet me shokët e shoqet, por edhe momentet e veçanta që sjellin gëzim, por edhe ndonjë dhuratë sado e vogël të jetë ajo.
Një ndër këto momente të veçanta për nxënësit këtë vit ka ardhur nga kompania e njohur vendore “Pestova”, e cila edhe këtë fillim vit shkollor ka vazhduar traditën e saj duke i bërë të lumtur nxënësit në fillim të rrugëtimit të tyre shkollor.
Kësaj radhe, përfitues të këtij gjesti të bukur ishin nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” në fshatin Siboc të Komunës së Obiliqit, të cilët janë befasuar këndshëm me dhuratën simbolike – çipsat VIPA, produkti më i dashur nga fëmijët dhe jo vetëm.
Me këtë veprim, kompania “Pestova” dëshmon edhe një herë përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të qenë afër komunitetit dhe sidomos fëmijëve, duke u treguar se kujdesi dhe dashamirësia janë po aq të rëndësishme sa edhe suksesi në biznes.
Ky nuk është viti i parë që “Pestova” organizon aktivitete të tilla në mbështetje të nxënësve në shkolla të ndryshme të Kosovës.
“Pestova” në bashkëpnum me median për arsim AlbanianEducation.net për vite me radhë çdo muaj shpërndanë çipsa VIPA, tek nxënësit e shkollave të ndryshme.
Drejtoresha e shkollës në Siboc, Leonora Sadiku ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për këtë iniciativë, duke e cilësuar si një gjest që ngroh zemrat dhe sjell buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve në një moment të veçantë siç është fillimi i vitit shkollor.
* Fotografitë e nxënësve janë publikuar me lejen e drejtoreshës së shkollës “Migjeni”, në përputhje me pëlqimin paraprak të prindërve.