E hënë, 24 Shkurt, 2025

Gerta Miftari, kosovarja që u shpall më intelegjentja në Gjermani

- Advertisement1-

Gerta Miftari nga Kosova që jeton në Gjermani vitin e kaluar ishte shpallur me intelegjencë më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani.

Që në moshë shumë të vogël, kur ajo kishte 12-vjet, filloi të ligjëronte në lëminë e gjermanishtes, anglishtes dhe gjuhën frënge.

- Advertisement -

Por, ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Ajo synon edhe më shumë në jetë. Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste. Kjo nuk është e tëra për të.

“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata.” tha Gerta Miftari.

Mësuesit e Gertës që në shkollë fillore e kanë vërejtur talentin dhe intelegjencën që ajo posedon. Ata menjëherë janë angazhuar dhe kanë biseduar me drejtorin e shkollës së mesme për ta sugjeruar Gertën si një profesoreshë për gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Që nga mosha 12-vjeçe, Gerta ka filluar punën në shkollë, ku u ka ligjëruar nxënësve në moshë shumë më të madhe se vet ajo.

Por, këtë fenomen jo të zakonshëm e kanë pritur shumë mirë të gjithë nxënësit. për arsye se Gerta është treguar shumë e afërt me ta. Në një konkurs me 40 garues, Gerta e fitoi titullin si vajza me intelegjencën më të lartë në Gjermani. E gjithë kjo u bë si rezultat i punës së palodhshme që ajo ka bërë që në moshë të vogël. Fakti që ajo tani ligjëron disa lëndë si dhe ka botuar librin e saj të parë, ka ardhur deri te përzgjedhja si vajza më intelegjente atje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...