E hënë, 24 Shkurt, 2025

Gentiana Kone: Ika nga Shqipëria në 1995-ën. Sot jam inxhiniere në Belgjikë

- Advertisement1-

Gentiana Kone jeton në Belgjikë që prej vitit 1995.

Ikja në Belgjikë i hapi shumë dritare që i dhanë mundësinë të zhvillohet më shumë në anën profesionale.

- Advertisement -

“E rritur nga dy familje arsimtarësh, Gentiana e quan veten me fat, që bashkëpunova me shumë vende të tjera evropiane, të mësoja dhe dy gjuhë të huaja që unë nuk i zotëroja, anglishten dhe gjermanishten. Unë flisja frëngjisht dhe italisht kur arrita këtu, pastaj mësova holandishten dhe më pas anglisht dhe gjermanisht. Kjo punë më dha mundësinë të bashkëpunoj me njerëz dhe universitete shumë të njohura të teknikës dhe metalikes nga vende të ndryshme të Evropës. Më dhanë mundësinë të zhvillohesha. Këto qenë një dritare ku njoha njerëz, mentalitete, gjuhë. Ishin një fushë pasurimi si nga ana njerëzore, shpirtërore dhe ajo profesionale. Është një shpërblim i jashtëzakonshëm për mua që me ka bërë shumë të lumtur sepse nuk e mendoja që të arrija kaq larg. Liria ishte një gjë e jashtëzakonshme sepse unë nuk isha mësuar të isha e lirë, por isha mësuar të zbatoja urdhrat e brigadierit, shefes së repartit, e të pafatëve, sepse të paaftët kanë qenë mbi të aftët.”, tha Gentiana në Shqip-ësisht se kishte një gjysh të arratisur dhe tjetrin të pushkatuar, familjarët e saj nuk u internuan gjatë komunizmit.

Ajo arriti ta mbarojë shkollën e lartë në Tiranë për inxhiniere, ndërkohë edhe vazhdonte punën. Deri sa erdhi viti ‘95-së kur u largua nga Shqipëria me të birin, për të mos u kthyer më kurrë. Në Belgjika mësova të jetoj dhe të punoj e lirë, thotë zonja Kone.

Belgjika më pasuroi nga ana shpirtërore dhe profesionale./ Dritare.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...