- Advertisement5 -
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar së fundmi në Izrael ku ka zhvilluar disa takime.
- paragrafi 1 -
Ajo atje ka takuar edhe nxënës nga Kosova që shkollohen në Izrael.
Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Hazir janë tre nxënësit që po zhvillojnë mësimet në Izrael, ka njoftuar Nagavci e cila ka realizuar dhe foto me ta, shkrua Albanian Kids Education.

Postimi i plotë i ministres:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, takova përfaqësues të Universitetit “Bar Ilan”, Institutit për Teknologji “Holon”, Kolegjit Akademik “Zefat”, si dhe shkollës së mesme të lartë “Herzog”.
I falenderova për mikpritjen dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim.
Rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës ndanë përvojat e tyre në përgatitjen e nxënësve e studentëve sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekesisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi.
Bashkë u pajtuam që të shohim mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta.
Gjatë këtyre vizitave kisha kënaqësinë të takoj 3 nxënës nga Kosova të cilët janë duke vijuar shkollimin në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast ju dëshirova suksese në shkollimin e tyre.
Falenderuese edhe ndaj të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri për bashkëpunimin dhe organizimin e mbarëvajtjen e këtyre takimeve.