Gent Hoti nga Krusha e Madhe diplomon në mjekësi – familja e tij dha shumë për liri

- Advertisement -

Nga familja e dëshmorit Ismet Daut Hoti, i cili vitin 1998 me shumë studentë tjerë nga Krusha lanë studimet dhe kapën armë. 24 vjet pas nga kjo familje ka diplomuar një djalë i tyre.

- paragrafi 1 -

Fjala është për djalin e vëllaut të dëshmorit të Ismetit, Gent Jahja Hoti, i cili diplomoi në Universitetin “Hasan Prishtina” në Drejtimin Mjekësi e Përgjitshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi nga faqja e fshatit Krushë e Madhe:

Fshatit ,Krushë Madhe, i’ua shtua edhe një mjek👨‍⚕️

Nga familja e dëshmorit Ismet Daut Hoti, i cili vitin 1998 me shumë student tjerë nga Krusha e Kosova, lanë studimet për ta kapur pushken ne radhet e UÇK-së, e shumë nga ta ranë dëshmor🇦🇱

- Advertisement -

Sot në liri djali i vëllaut të Ismetit, Gent Jahja Hoti, diplomoi në Universitetin “Hasan Prishtina” në Drejtimin Mjekësi e Përgjitshme, ndersa kohe me pare i diplomoi edhe i vëllau Granit Hoti në Fakultetin e Ndertimtarisë.

Urime , Gentit, dhe jemi krenar me gjithë të rinjtë e fshatit që po arrine suksese në shumë lami.