Gent Bunjaku, student i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pranuar në njërën nga shkollat më prestigjioze të Evropës për drejtësi dhe kriminologji, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë Genti përmes një postimi në Facebook, i cili thotë se ky lajm i mirë erdhi pas katër vitesh përkushtim të palodhshëm dhe sfidave të ndryshme.
Postimi i tij:
Pas katër vitesh përkushtim të palodhshëm dhe sfidave të ndryshme, sot — në një të premte që nisi si çdo tjetër — mora lajmin se jam pranuar për studime master në KU Leuven.
Fakulteti i Drejtësisë dhe Kriminologjisë në KU Leuven, tashmë për katër vite me radhë mban vendin e parë në BE. Kjo po i bjen që, në Evropë, ma mirë s’ka!
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin tim, por mbi të gjitha, pa mbështetjen e pandërprerë të familjes sime dhe profesorëve të Fakultetit Juridik.
I jam thellësisht mirënjohës edhe Universitetit të Prishtinës, që më trasoi rrugën deri këtu!