Gazmend Bunjaku është emëruar drejtor i Arsimit në Komunën e Kaçaniku, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar kryetarin e Komunës, Sabedin Vishi, për besimin që i ka dhënë.
Bunjaku ka shkruar se detyrën e merr me përgjegjësi të lartë, dhe do të përkushtohet të punoj ndershëm në shërbim të arsimit në Kaçanik.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq, familjarë, kolegë dhe qytetarë të Kaçanikut, faleminderit për të gjitha urimet dhe mbështetjen që më keni dhënë.
Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës z. Sabedin Vishi, për besimin e dhënë.
Këtë detyrë e marr me përulësi dhe përgjegjësi të lartë, i përkushtuar për punë të ndershme dhe bashkëpunim në shërbim të arsimit në Kaçanik.
Bashkë për Kaçanikun ma mirë.