Këshilli Drejtues i Shkollës “Jeronim De Rada” ka zgjedhur Gazmend Aliun në pozitën e zëvendësdrejtorit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Këshilli Drejtues i Shkollës ShFMU “Jeronim De Rada” ka kënaqësinë të njoftojë se z. Gazmend Aliu është zgjedhur Zëvendësdrejtor i shkollës sonë.
Me këtë rast, i shprehim urimet më të sinqerta për zgjedhjen e tij në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë dhe të rëndësishme.
Jemi të bindur se përvoja, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij do të kontribuojnë fuqishëm në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkollës sonë, duke qenë gjithmonë në shërbim të nxënësve, stafit pedagogjik dhe komunitetit shkollor.
I urojmë punë të mbarë, suksese dhe arritje të reja në këtë rrugëtim të rëndësishëm arsimor!
Këshilli Drejtues i Shkollës
ShFMU “Jeronim De Rada”, Ferizaj