Gazetarja e njohur Kozeta Turishta, është bërë sot nënë për herë të parë.
Prej vitesh ajo është zhvendosur në Nju Jork, ku jeton e punon. Joseph erdhi në jetë në Nju Jork, nga dashuria e Kozetës dhe Eduardit, bashkëshortit të saj.
Kozeta Turishta ishte ylli i “Pasdite në Top Channel”, kur zgjodhi të lërë karrierën televizive në Tiranë, për Nju-Jorkun. Shkodrania që ngjan si Xheki Kenedy shkoi në Top pasi kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut si gazetarja më e ëmbël e News 24. Por ajo i la të gjitha dhe ia nisi nga e para në Nju-Jork.
Aty ia ka dalë të jetë një nga emrat më të dashur të diasporës në çdo festë e paradë shqiptare, por njëkohësisht të provojë veten në një karrierë të re, jashtë televizionit, por jo jashtë vëmendjes së yjeve të televizionit amerikan.