Gazetari Xhensil Shkëmbi: Mësuesit nuk kanë më të njëjtin autoritet si dikur

- Advertisement -

Çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare vitet e fundit? Është kjo pyetja që të gjithë shtrojmë bazuar në ngjarjet e njëpasnjëshme ku dominon bullizmi, promovimi i antivlerave apo qasjet komplet të kundërta me ato të së shkuarës.

- paragrafi 1 -

Me shembuj konkretë, gazetari Xhensil Shkëmbi tha në “Opinion” se ka “boshllëqe” të mëdha që nga raporti prind-fëmijë e deri te “trendet” që ndjekin adoleshentët që në bazë kanë statusin social.

- Advertisement -

“Sot ke prindër që kalojnë më pak kohë me fëmijët dhe anasjelltas. Mësuesit nuk kanë më të njëjtin autoritet si dikur. Dikur e quaja mësuesen time nënë të dytë, sot ke mësuese që shkojnë me minifund në shkollë”, tha gazetari Shkëmbi, duke kujtuar se “dikur e bullizonin për veshët”, tha ai në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu.

“Sot ke djem që po të shkojë një djalë e të thotë që sot mora 10…E mo budalla, more 10! Po të shkojë një djalë e të thotë unë kam zënë 3 dashnore, bravo. Sot djalë i fortë apo trendy është ai që bëhet shok me fëmijën e atij që ka babain në burg, jo me fëmijën e intelektualit. E dëgjuat nënën si tha?! Vajza ime vishej shumë thjeshtë. Kishte vetëm një shoqe ajo, nuk bëheshin shoqe me të se është vajza e një punëtori të thjeshtë. Bëhen shokë me ata që e kanë babanë në burg, nënën në bashki, që janë super të pasur sepse kështu është krijuar shoqëria shqiptare vitet e fundit. Këtu të bësh punën e ndershme, je i bullizuar!”, shtoi ai.

Marrë nga TV Klan