E martë, 25 Shkurt, 2025

Gazeta Nacionale: Vlera e koeficientit publikohet nesër, kaq pritet të jetë

- Advertisement1-

Zyrtarët publikë pritet shumë shpejt që të mësojnë se sa do të paguhen në fund të vitit, pas një pritje shumë të gjatë përgjatë gjithë muajit janar.

Qeveria në vazhdimësi ka refuzuar të tregojë se sa mund të jetë vlera e koeficientit, megjithatë, Nacionale ekskluzivisht mëson nga burime të shumicës parlamentare se kjo vlerë pritet të jetë 103.17.

- Advertisement -

Po ashtu, vlera e koeficientit pritet që të bëhet e ditur gjatë ditës së nesërme, mëson Nacionale.

Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. / Nacionale /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...