Gatuani mëngjesin perfekt për të vegjlit tuaj me këto pak këshilla

- Advertisement -

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sidomos për më të vegjëlit.

- paragrafi 1 -

Dietologët vënë theksin tek konsumimi i tij për shkak se të gjitha studimet flasin për rëndësinë thelbësore që ka në shëndetin dhe rritjen e më të vegjëlve.

- Advertisement -

Sipas dietologëve, qumështi është një nga përbërësit e rëndësishëm të mëngjesit për fëmijët, por mos e detyroni djalin ose vajzën tuaj ta konsumojë, nëse nuk i pëlqen.

Gjithashtu duhet mbajtur mend fakti që qumështi nuk duhet të jetë i përpunuar.

Shtojini mëngjesit edhe frutat e thata. Ato janë burim i pasur proteinash dhe karbohidratesh. Frutat e freskëta janë gjithashtu shumë të rëndësishme për vaktin e mëngjesit. Mbani mend që nuk duhet t’i detyroni fëmijët të hanë asgjë që nuk duan.