Gati 1 muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor, furnizimi me libra në fazën përfundimtare

- Advertisement -

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, të subvencionuara nga Ministria e Arsimit, edhe këtë vit të ri shkollor kishte ngecje dhe shkaktoi reagime të prindërve të nxënësve si dhe të Sindikatës së Arsimit.

- paragrafi 1 -

Mirëpo, duket se furnizimi me libra është në fazën përfundimtare.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, bëri të ditur se mbi 90 për qind e nxënësve tashmë i kanë siguruar librat shkollorë.

Ai tha se ndonëse ka pasur disa vonesa dhe probleme teknike, procesi po shkon drejt përfundimit dhe këtë vit ka qenë më i lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

“Mbi 90 për qind të nxënësve i kanë librat. Një kontigjent e kemi pasur të vjetër, që u kemi dhënë fëmijëve një numër të madh që kanë rikthyer librat, por shumica e prindërve kanë zgjedhur të blejnë tekstet e reja. Më shumë se 10 raste që ende nuk i kanë dalë mjetet për shkak të problemeve teknike, por ai kapitull po mbyllet dhe po vjen drejt përfundimit, me gjithë vështirësitë që i ka pasur gjatë procesit. Por, vërejmë së në raport me vitin e kaluar sivjet ka qenë procedurë më e lehtë dhe më e shpejtë, qoftë për prindërit, por edhe procesi i rimbursimit”, tha Osmani për Ekonomia Online.

- Advertisement -

Sipas tij, deri në fund të këtij muaji do të kenë raport final për ecurinë e furnizimit me tekste shkollore.

“Është një numër i caktuar që mungojnë disa tituj, nëse librat nuk kanë qenë në treg apo nxënnësit nuk kanë pranuar t’i marrin librat të plotësuar. 90 për qind janë nxënësit që i kanë librat dhe i mbajnë orët. Deri në fund të muajit do të kemi raport final se çdo gjë është e komplikuar. Si proces i ka ato mangësitë e tjera, por kemi arritur t’ia dalim. Procesi i verifikimit ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur mundësi të aplikojë pa verifikim”, shtoi ai.

Osmani pranoi se ka pasur raste kur shuma e subvencionuar nuk ka mjaftuar për të mbuluar të gjitha kostot, por u ofruan alternativa të tjera për prindërit.

“Edhe unë si prind jam detyruar që me një kosto ndoshta të papërballueshme të sigurojë librat për dy fëmijët e mi. Megjithatë, ajo është shuma që është caktuar nga ministria. Ka pasur raste të prindërve që janë ankuar që shuma e dedikuar nuk i ka mbuluar librat në tërësi, por kanë pasur mundësi të marrin edhe libra të përdorur. Ne kemi libra të vjetër në stok që fëmijët nuk i kanë dashur, kanë zgjedhur të marrin tekste të reja”, tha drejtori Osmani.