E enjte, 19 Shtator, 2024

Gara e nxehtë në Fakultetin e Mjekësisë: Këta kandidatë janë propozuar për profesorë asistentë

- Advertisement1-

Në Fakultetin e Mjekësisë janë propozuar dhjetëra kandidatë për t’u zgjedhur profesorë për lëndë të ndryshme. Propozimet e komisioneve recenzuese nuk kanë kaluar pa kritika e akuza për dallavere. Në këtë konkurs janë propozuar për profesorë emra të mjekëve të cilët nuk punojnë fare në QKUK, e madje në të kaluarën janë akuzuar për raporte biznesore me Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë.

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës pritet të bëhet me mësimdhënës të rinj të cilët kanë kaluar filtrin e parë në komisionet vlerësuese. Dhjetëra kandidatë, specialistë e doktorë shkencash të profileve të ndryshme janë vlerësuar nga komisionet në konkursin e FM-së për përzgjedhjen e personelit akademik, shkruan Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Në Buletinin e publikuar nga FM me numër 22, data 28.07.2023, janë bërë publik referatet me emrat e kandidatëve të propozuar për profesor asistent.

Në Katedrën e Fiziologjisë kanë aplikuar tre kandidatë, Ibadete Bytyqi, Driton Vela dhe Dafina Bytyqi. Kjo e fundit është propozuar për përzgjedhje nga komisioni në përbërje të Burim Neziri-kryesues, dhe anëtaret Qendresë Daka dhe Argjira Juniku-Shkololli.

Ibadete Bytyqi për këtë konkurs ka dal me reagim të ashpër ku ka pretenduar se janë bërë shkelje ligjore si dhe falsifikim i numrit të publikimeve, prezantimeve, librave dhe përvojës së punës.

Në katedrën e kirurgjisë janë propozuar pesë kandidatë për profesor asistent, nga gjithsej tetë kandidatë në garë. Komisioni në përbërje të Astrit Hamza-kryesues, dhe anëtarët Laura Leci-Tahiri dhe Enver Fekaj kanë përzgjedhur kandidatët Petrit Nuraj, Lulzim Vokrri, Floren Kavaja, Fahredin Veselaj, dhe Halit Maloku.

Tre kandidatët e fundit nuk punojnë fare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mbahet procesi mësimor nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Për përzgjedhjen e Veselajt dhe Kavajës ka pasur përpjekje edhe në vitin 2018. Atë kohë raportohej nga mediat se përpjekjet bëheshin për shkak të lidhjeve biznesore në mes të dy spitaleve “Vita” dhe “Kavaja” me laboratorin “Patohistologjia-S” i cili është në pronësi të dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu.

Në këtë konkurs ka mbetur jashtë kandidati Valon Zejnullahu për vetëm një pikë, ndërsa Arbër Neziri dhe Besnik Elshani nuk e kanë plotësuar kriterin e moshës.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje në këtë konkurs komisioni në përbërje të Merita Qorollit-kryesuese, dhe anëtarët Bujar Shabani dhe Jeton Shatri kanë propozuar Eqrem Garën për profesor asistent në Degën e Fizioterapisë. Në këtë garë ka qenë edhe kandidatja Samire Beqaj.

Në këtë rast interesant ka qenë fakti se është propozuar kandidati Gara i cili ka grumbulluar vetëm 24 pikë, derisa kandidatja e refuzuar ka dal me 77 pikë. Në arsyetimin e komisionit vlerësues thuhet se Beqaj nuk e ka dorëzuar vërtetimin e nostrifikuar për mbrojtjen e disertacionit të doktoratës pranë Universitetit të Sarajevës. Asaj i është dhënë mundësia që këtë dokument ta dorëzojë deri në ditën kur lënda do të shqyrtohet në Senat.

Krejt në fund Komisioni vlerësues ka bërë të ditur se Gara është propozuar për pozitën 6/57, ndërsa Beqaj mund të propozohet për pozitën 4/55, nëse e plotëson dokumentin e kërkuar.

Komisioni me përbërjen e njëjtë ka vlerësuar edhe kandidatët Bekim Haxhiu, Nase Lahu dhe Sylejman Miftari për tri lëndë. Ky komision nuk e ka propozuar asnjërin prej kandidatëve. Arsyetimi për Haxhiun është se i mungon monografia, për Lahun komisioni ka vlerësuar se punimi i tij nuk është i publikuar në revistë të indeksuar në Scopus, sikurse edhe kandidati i fundit Miftari.

Buletini nr. 23. Data. 28. 07. 2023

Në Buletinin numër 23 janë publikuar referatet për propozimin e kandidatëve për profesorë asistentë në shtatë pozita.

Në referatin e parë janë vlerësimet për Mjekësi Familjare të kandidatëve Bashkim Gllareva dhe Ibadete Bytyqi, nga komisioni në përbërje të Merita Kocinaj-Berisha-kryesuese, dhe anëtarët Ibrahim Rudhani dhe Naim Jerliu. Për këtë pozitë është propozuar Gllareva.

Ndërkaq Bytyqi në anën tjetër edhe për këtë pozitë ka shprehur dyshimet meqë sipas një postimi të saj në facebook kundërkandidati e ka I-indeksin zero. Sipas vlerësimit të Komisionit Bytyqi nuk e posedon statusin e specializantes ose specialistes së mjekësisë familjare, kurse të njëjtin e posedon Gllareva.

Tutje në këtë Buletin është prezantuar edhe vlerësimi për kandidaten Valdete Haxhibeqiri për profesor asistent në Biokimi, nga komisioni në përbërje të Zana Baruti-Gafurri, Valdete Topciu dhe Ragip Shabani.

Në Onkologji komisioni në përbërje të Ramë Miftari-kryesues, dhe anëtarët Kreshnike Dedushi-Hoti dhe Silvana Celiku, kanë propozuar për profesor asistent onkologun Faton Sermaxhaj, ndërsa i kanë refuzuar Dafina Ademi-Islamin dhe Vildana Goga-Çmega.

“Bazuar në vlerësimet e të dhënave të prezantuara nga kandidatët, komisioni vlerësues konstaton se Dr Faton Sermaxhaj ka më shumë pikë dhe i plotëson të gjitha kushtet e parapara për të fituar titullin e Profesorit asistent në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kandidatja Dafina Ademi Islami po ashtu i ploteson kushtet e konkursit por ka pike me pak krahasuar me kandidtin e propozuar”, thuhet në vlerësimin e komisionit.

Në Stomatologji për një pozitë me katër lëndë kanë garuar tri kandidate, Zana Lila-Krasniqi, Linda Dula-Jusufi dhe Venera Bimbashi. Këto kandidate janë vlerësuar nga komisioni në përbërje të Gloria Staka-kryesuese, dhe anëtarët Kujtim Shala dhe Teuta Pustina.

Për këtë pozitë është propozuar kandidatja Linda Dula-Jusufi në thirrjen profesor asistent. Në konstatimin e komisionit nuk janë dhënë arsyetime tjera për refuzimin e dy kandidateve tjera.

Në degën e Farmacisë Dardan Hetemi është propozuar për titullin e profesor asistentit, ndërsa është refuzuar kandidatja Blerta Pajiziti. Në këtë konkurs komisioni ka qenë në përbërje të Kreshnik Hoti-kryesues, dhe anëtaret Arlinda Daka dhe Armond Daci.

Garë interesante është zhvilluar në pediatri në mes të Arbnore Batalli-Këpuska dhe drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë Violeta Grajçevci-Uka. Për këtë pozitë komisioni ka qenë në përbërje të Lidvana Spahiut-kryesuese, dhe anëtaret Vlora Ismaili-Jaha dhe Naim Zeka.

Kandidatet janë ndarë me vetëm 4 pikë. Këpuska ka dal e para me 75 pikë, ndërsa Grajqevci-Uka me 71 sosh.

Krejt në fund të këtij Buletini është prezantuar vlerësimi për anesteziologen Rajmonda Nallbani-Komoni e cila është propozuar për thirrjen profesor asistent nga komisioni në përbërje të Antigona Hasani-kryesuese, dhe anëtarët Nehat Baftiu dhe Astrim Hamza.

Nallbani-Komoni është vlerësuar me 61.5 pikë ndërsa ka qenë kandidatja e vetme për këtë pozitë. /Gazeta Shneta/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...

Shukrane Shaqiri Çollaku emërohet zv.drejtoreshë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Mësuesja Shukrane Shaqiri Çollaku është emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Zëvendësdrejtorit, në shkollën...

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...