Ganimete Sopi dhe Bukurije Kabashi janë zgjedhur si mësimdhënëset e vitit 2023/24, në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, shkeuan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
💫Mësimdhënëset e vitit 💫
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Arsimtarëve, Ganimete Sopi dhe Bukurije Kabashi u zgjodhën si mësimdhënëset e vitit 2023/24, në përputhje me kriteret e Drejtorisë së Arsimit (DKA).
Këto dy mësimdhënëse shquhen për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit në shkollën “Xhemail Mustafa”. 👩🏻🏫
Ganimete Sopi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe, është një shembull i përkushtimit dhe aftësisë së jashtëzakonshme në mësimdhënie. Ajo ka shpërndarë njohuritë e saj në gjuhën shqipe me përkushtim dhe ka arritur të transformojë mësimin në një përvojë të pasur frytdhënëse për nxënësit. Kontributi i saj ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe të shprehjes te nxënësit.
Në anën tjetër, Bukurije Kabashi, mësuese klasore, ka aftësinë të frymëzojë dhe të motivojë nxënësit, ku gjatë orëve mësimore ajo nxit aftësinë e nxënësve për kuptim dhe përfshirje. Ajo do të përfaqësojë shkollën tonë në nivel komune për mësimdhënësen më të mirë.
Me këto dy mësimdhënëse të shquara, shkolla “Xhemail Mustafa” vazhdon të ndërtojë standarde të larta arsimore dhe krenohet me kontributin e tyre të shquar.
Urojmë Ganimeten dhe Bukurijen për suksesin e tyre të vazhdueshëm dhe falënderojmë për punën e tyre në formimin e brezave të ardhshëm. 👏🏼
Ne jemi të lumtur që kemi një staf kaq të përkushtuar dhe profesional! 🙏🏼❤️