Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Ilira” në Prishtinë për vitin akademik 2024-2025, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Këshilli i Mësimdhënësve të Shkollës “Iliria” bëri zgjedhjen e mësimdhenëses së dalluar për këtë vit shkollor.
Mësimdhënësja që u nderua me këtë titull është Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës. Ajo ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm në arsimimin e nxënësve, duke i inspiruar ata për të arritur më të mirën në këtë lëndë sfiduese. Angazhimi i saj i palodhur, metodat inovative të mësimdhënies dhe mbështetja e vazhdueshme për zhvillimin e aftësive në fizikë të nxënësve janë disa nga faktorët që e bëjnë ars.Ganimete një figurë të dalluar në mjedisin shkollor.
Këshilli i Mësimdhënësve e vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e saj ndaj edukimit dhe arritjeve të nxënësve.
Arsimtarja Ganimete është një shembull frymëzimi për të gjithë, duke përcjellë jo vetëm dije, por edhe vlera dhe motivim për brezat e ardhshëm. Ky vlerësim është dëshmi e kontributit të saj të çmuar dhe ndikimit pozitiv në shkollën tonë.
Urime dhe suksese të mëtejshme!
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës