Gafurja, bashkëshortja e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ka diplomuar në Master të Shkencave, shkruan AlbanianEducation.net.
Hyseni nëKjo postimin e tij thotë se kjo aarritje është dëshmi e forcës së Gafures, e përkushtimit dhe e guximit që të karakterizon atë.
Postimi i tij i plotë:
Gafurja ime e dashur,
Pas kaq shumë vitesh ku ke qenë zemra dhe shtylla jonë, duke mbajtur familjen, duke më mbështetur mua në çdo hap dhe duke u kujdesur me kaq dashuri për vajzat, sot ke shkëlqyer me një arritje që e meriton me gjithë shpirt.
Urime diplomimin dhe titullin Master i Shkencave!
Jam jashtëzakonisht krenar për ty. Kjo arritje është dëshmi e forcës sate, e përkushtimit dhe e guximit që të karakterizon.
Faleminderit që çdo ditë e ndërton familjen tonë me dashuri, durim dhe sakrificë.
Sot festojmë për ty, suksesin tënd, vullnetin tënd dhe gjithë atë që je për ne.
