Gabimi që bëjmë çdo mëngjes që nuk na lejon të biem nga pesha

- Advertisement -

Nëse i ke vënë qëllim vetes që këtë vit të biesh nga pesha, puna fillon me metabolizmin.

- paragrafi 1 -

Dhe sukses në humbjen e kilogramëve do të kesh vetëm atëherë kur të kesh gjetur mënyrat e duhura që metabolizmi të djegë sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës.

- Advertisement -

Por, shumica e atyre që ndjekin dieta të ndryshme nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është rutina e mëngjesit për humbje në peshë.

Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret: “Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, – tha Jenny Sugar, dietologe.

Ke nevojë për ide? Dietologia nga New York-u, Regina Fazzini, thotë se KJO është një nga gjërat më të mira që duhet bërë çdo mëngjes nëse doni të humbni peshë: “Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar, kështu që unë gjithmonë e rekomandoj fillimin e ditës me mëngjes të bollshëm për të pasur sa më shumë energji. Vezë, tërshërë, por edhe receta të tjera të pasura me proteina për mëngjes janë zgjidhje të mira!”

- Advertisement -

Bëje objektiv të këtij viti. Nëse do të hash mëngjes, do të humbasësh peshë.