E shtunë, 18 Janar, 2025

Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

- Advertisement1-

Çdo vajzë dëshiron të ketë flokë të fortë dhe me shumë volum. Por, për disa, kjo nuk duket se është e natyrshme. Pa marrë parasysh se ç’lloj flokësh ke, ka një gabim që mund të jesh duke e bërë gjithmonë në dëm të flokëve dhe që i pengon ata të jetë të fortë e të bukur.

Sipas stilistes së personazheve të njohur, Eva Scrivo, sekreti është pikërisht te furça me të cilën kreh zakonisht flokët.

- Advertisement -

Ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e volumit të flokëve. Sipas saj, furçat e sheshta dhe metalike nuk krijojnë tension të mjaftueshëm, kështu që flokët e humbasin volumin dhe bien.

Atëherë cili është lloji ideal i furçës që duhet përdorur?

Çelësi i flokëve të fortë qëndron te përdorimi i një furçe të butë dhe të rrumbullakët. Scrivo thotë se ky stil furçe u jep flokëve mundësi për të krijuar më shumë volum.

Nëse flokët nuk kanë volum edhe pas ndërrimit të furçës, atëherë duhet të tregosh kujdes me temperaturën e mashave. Stilisti Nick Penna thotë se duhet pasur shumë kujdes me piastrën që përdor për të drejtuar flokët, sepse nxehja e tyre në temperatura shumë të larta mund të çojë në dëmtim të flokëve dhe këputje të tyre.

Kështu, herën tjetër që do të drejtosh flokët pasi ke dalë nga dushi, këshillohet të përdorësh një spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, por pa harruar furçën e rrumbullakët për të pasur flokë të fortë dhe me volum.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....