Fëmijët vëzhgojnë dhe kuptojnë gjithçka, prandaj përpiquni të mos injoroni asnjë pyetje apo kuriozitet që ata kanë.
1. Diskutimi i parave është akoma tabu
Ekziston ende një tabu në lidhje me paratë dhe fëmijët, kur prindërit refuzojnë t’i flasin për gjendjen financiare, aq më tepër nëse keni një borxh apo kredi për të shlyer. Sigurisht që prindërit e bëjnë këtë sepse nuk duan të shqetësojnë të vegjëlit e tyre, por është e rëndësishme të jetojnë me situatën dhe të jenë të përfshirë në të. Duke mos diskutuar për çështjen e parave ju i lini fëmijët në “errësirë” dhe kjo krijon probleme më vonë në mënyrën sesi ata e percetojnë lekun dhe menaxhojnë atë.
2. Paraja është gjithmonë e përfshirë, pavarësisht gjithçkaje
Fëmijët duhet të dinë që paraja fitohet me shumë mund prej punës dhe nuk “pritet me gërshërë” siç rëndon na thonë prindërit. Paraja s’duhet të zgjidhë çdo situatë në jetën e tyre, aq më tepër pa mund dhe djersë. Kjo i mëson të jenë mirënjohës dhe të kuptojnë që paraja s’është gjithmonë rrotull dhe do të mungojë nëse nuk përpiqesh dhe lodhes për ta fituar.
3. Blerjet impulsive janë normë
Një nga gabimet më të mëdha të prindërve është t’i japin fëmijëve gjithçka ata duan! Vetëm sepse pëlqeve një lodër jo domosdoshmërisht ajo duhet të bëhet e jotja. Nëse bëni të tilla blerje në mënyrë konstante, po i mësoni fëmijët me blerje impulsive duke i bërë ata të mendojnë se janë diçka e zakonshme dhe kështu duhet të funksionojë.
4. Dëshira dhe nevoja është e njëjta gjë
Një tjetër mësim që fëmijët duhet ta marrin që herët! Bëjini të kuptojnë se ajo që kanë dëshirë s’është gjithmonë ajo që i duhet dhe se mes të dyjave prioritet është nevoja.
5. T’i mësosh se alternativat e lira thjesht të shpenzojnë kohë
Gabimi i radhës! Në fund të ditës thjesht po rrisni fëmijë që shkojnë direkt tek opsioni më komod. Në vend të kësaj, mësojini se është gjithmonë mirë të kërkojnë, të shohin gjithë mundësitë dhe të përfitojnë prej tyre. Mësojini të jenë praktikë dhe se në fund të ditës, është më mirë të dish sesa të kesh.
6. Pas parasë ka gjithmonë sekrete dhe gënjeshtra
Mos i rrisni fëmijët me këtë frymë! Patjetër që duhet të jeni të vërtetë me ta dhe t’i tregoni si është gjendja financiare pa bërë drama që do t’i shqetësonin. Fëmijët janë kuriozë dhe në të njëjtën kohë duan përgjigje.