Të gjithë kemi dalë nga shtëpia të paktën një herë duke menduar se ishim veshur mirë, por më vonë, duke parë fotografitë kemi kuptuar se ishte një katastrofë e modës.
Këtu janë pesë gabimet më të zakonshme në veshje:
Vishni rroba që “shtojnë” kilogramë
Vijat dhe modelet horizontale në veshje ju bëjnë të dukeni me peshë më të madhe sesa që jeni në të vërtetë. Sigurisht, zgjidhja është shumë e thjeshtë. Me ndihmën e shiritave vertikalë do të dukeni më të holla dhe moderne.
Jeni duke blerë rroba që nuk janë në madhësinë e duhur
Ndonjëherë vendosim të blejmë një numër më të vogël, duke shpresuar se së shpejti do të jemi në gjendje të futemi në atë veshje. Nga ana tjetër, ndonjëherë blejmë numër shumë më të madh, sepse vetëm ai ka qenë në dispozicion.
Sigurisht, ka tendenca të modës që kërkojnë veshjen e numrave të ndryshëm dhe është mjaft e pranueshme nëse doni të vishni rroba në atë mënyrë. Për të qenë të sigurt në zgjedhjen tuaj, provojini gjithmonë para se t’i blini.
Është çështje e shijes personale dhe e vetmja gjë e rëndësishme është që të ndiheni rehat. Nëse ndonjë madhësi ju bën të ndiheni të pakëndshëm, mos e merrni.
Mbani shumë bizhuteri
Shumë bizhuteri mund të shkëpusin vëmendjen nga veshjet që dëshironi t’i vini në pah. Për këtë arsye, duhet të zgjidhni maksimum tre aksesorë të modës, transmeton telegrafi.
Blini vetëm rroba të markave të shtrenjta
Rrobat e shtrenjta nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht cilësi. Me ndihmën e rrobave më të lira, mund të dukeni mjaft të mirë. Shumica e njerëzve e konsiderojnë të pakëndshme shfaqjen e logos së markës.
I fusni xhinset në këpucë
Këpucët me qafë (çizmet e shkurtra) janë gjithmonë të njohura, por shumë njerëz ende nuk dinë t’i kombinojnë siç duhet me xhinse. Nëse i futni xhinse në këpucë, nuk do të dukeni mirë. Për këtë arsye, duhet të vishni xhinse më të shkurtra në këtë rast.