E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Gabimet më të shpeshta që mund të bëni në 10 minutat e para të ditës së punës

- Advertisement1-

Nuk ka asnjë shkop magjik që bën që dita juaj të shkojë mbarë apo e kundërta


Janë copëza të vogla sjelljesh, zakonesh apo pjesë e rutinës së përditshme që na ndihmojnë të kalojmë një ditë pa shumë stres.

- Advertisement -

Sekreti qëndron tek sjelljet më të thjeshta dhe nëse doni një ditë të mbarë, harrojini sjelljet më poshtë.

1. Të arrini me vonesë

Është tendencë e shefave që kur shikojnë punonjës që vonohen të mendojnë se ata janë më pak të interesuar për punën dhe t’i japin vlerësim më të ulët. Edhe nëse më pas ju do të qëndroni më shumë sesa 8 orë në punë, kjo nuk do e justifikojë faktin që mbërritët me vonesë.

2. Të mos përshëndesni kolegët

Nuk është asnjëherë keq të harxhoni pak nga koha juaj për të përshëndetur kolegët. Nëse ju mbani distancë atëherë as shefi as kolegët nuk do të krijojnë besim tek ju për t’iu dhënë një detyrë më të rëndësishme. Sa mund të ta prishi ditën një shikim i egër andej nga zyra përballë?

3. Të pini kafe

- Advertisement -rrrrrrr

Studimet tregojnë se ora më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30 të mëngjesit. Nëse e pini kafenë tuaj më përpara, trupi është i predispozuar të shtojë stresin dhe të reduktojë prodhimin e hormonit të kortisolit.

4. T’i përgjigjeni çdo e-maili

Pasi keni filluar punën, prirja për t’i kthyer përgjigje çdokujt mund të bëhet shumë stresuese. Do të ishte më mirë të shikonit se cili e-mail ka përparësi për ju dhe më pas të vendosni se kujt duhet t’i ktheni përgjigje.

5. Të bëni detyrat më të thjeshta në fillim

Energjia që ju keni, sa vjen e pakësohet me kalimin e orëve. Për këtë arsye nëse ju filloni të mbaroni punët tuaja më të thjeshta, në momentin që do të keni diçka më të vështirë do t’iu kenë shteruar energjitë.

Burimi: Business Insider, Anabel

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...