E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Furnizimi me libra shkollor për nxënësit ishte proces skandaloz”

- Advertisement1-

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se derisa PDK ishte në vitin e fundit në udhëheqje të Ministrisë së Arsimit në vitin shkollor 2017-18 shpenzoi më pak para për libra për një numër më të vogël nxënësish, Vetëvendosje vjet shpenzoi më shumë për më pak nxënës.

Ai tha se për këtë arsye partia e tij nxori nismën që rezultoi me themelin të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

- Advertisement -

“Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasave 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve. Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar sot Krasniqi.

Kujtojmë se në seancën e së enjtes Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024. Themelimi i këtij komisioni është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...