E diel, 8 Shtator, 2024

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MASHTI pa vendim zyrtar

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendim zyrtar për mënyrën e furnizimit të nxënëseve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25.

Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë së subvencionimi i prindërve, siç u bë vitin e kaluar, nuk është treguar i suksesshëm dhe është e rëndësishme që furnizimin i nxënëseve me tekste shkollore të bëhet me kohë.

- Advertisement -

Edhe për kundër që kanë mbetur me pak se një muaj e gjysmë fillimi i vitit të ri shkollor, prindërit dhe drejtues të shkollave ende nuk kanë informacione se si do të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore. Në lidhje më këtë çështje, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se ende nuk ka vendim në lidhje me këtë çështje.

E, njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se përvoja nga viti i kaluar për subvencionimin e prindërve, nuk u tregua efikase.

Xhavit Rexhaj, tha se furnizimi i nxënëseve me tekste shkollore duhet të bëhet nga shtëpitë botuese. Ndërkaq, për sa i përket subvencionimit për mjete shkollore ai tha së është mire të vazhdohet vetëm për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

“Mendoj që është mirë të shfrytëzohet rrjeti që e kanë shtëpitë botuese dhe të vazhdohet më shpërndarjen e teksteve nga ana e shtëpive botuese. Ato e kanë rrjetin, e kanë kapacitetin dhe ato kapacitete janë ndërtuar me dhjetëra vite. Nuk është mirë tash kapacitetet e shtëpive botuese të rrinë të pashfrytëzuara dhe të kalojmë në një mënyrë të shpërndarjes se teksteve që vitin e kaluar nuk doli efikase”, tha Rexha.

Rinor Qehaja nga instituti “EdGruard”, tha se cilin do variant që zgjedh MASHT-i, është i rëndësishëm që furnizimin të bëhet me kohë dhe se ministria nuk duhet të përsërisë gabimet e viteve të kaluara.

“Pa marrë parasysh modalitetit të shpërndarjes, tekstet shkollore duhet të jenë të qasshme për nxënësit para të hënës, me 2 shtator. Ka vite në të cilat ministria do duhej të merrte mësime të mira, do duhej të mësonte nga ato gabime e të mos përsëriten nga viti në vit dhe në dëm të drejtpërdrejtë te nxënësit”, tha Qehaja.

- Advertisement -rrrrrrr

Kundër vendimit për subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore vazhdon të jetë edhe Sindikata e Arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se nxënësit kanë pasur mungesë të teksteve shkollore gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar shkollor.

“Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore vitin e kaluar ka qenë një përvojë e keqe e të cilën e ka kundërshtuar arsyeshëm Sindikata e Arsimit, prindërit dhe të tjerët. Mungesa e teksteve është vërejtur gjatë gjithë shtatorit dhe muajit tetor”, deklaroi Jasharaj.

Shuma e shpenzuar e buxhetit për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 22/23 ishte mbi 11 milionë euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...