Furnizimi i nxënësve me libra – flet më në fund Nagavci

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,  sot ka folur ka thënë për çështjen e furnizimit me tekste shkollore, por nuk ka dhënë detaje, përveç se ka pohuar se janë duke punuar në këtë çështje.

- paragrafi 1 -

Ajo tha se pritet që së shpejti të mbahet një konferencë e veçantë për media për këtë çështje e ku do të jepen më tepër informata.

- Advertisement -

Në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Nagavci ka deklaruar se janë finalizuar listat e teksteve të miratuara dhe se ato janë ndarë me drejtoritë e arsimit.

“Të njëjtat janë dorëzuar te MASHTI. Kemi pranuar tashmë edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve. Puna po vazhdon. Besoj se për procesin e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat”, tha Nagavci./AlbanianEducation.net.