E hënë, 4 Nëntor, 2024

Fuqia e lojës: Si i ndihmon fëmijët?

- Advertisement1-

Për shekuj me rradhë ndoshta, prindërit i kanë thënë fëmijëve të tyre të dalin e të luajnë jashtë. Duke bërë kështu, ata nuk e dinin që ishin duke ushqyer aftësi emocionale, konjitive dhe gjuhësore te fëmijët e tyre.

Këto aftësi i ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë funksionet ekzekutive dhe sociale e po ashtu, përforcojnë strukturat kritike të trurit, të cilat ndihmojnë fëmijët në ndjekjen e qëllimeve të tyre pa u dhënë pas shpërqëndrimit.

- Advertisement -

Me fjalë të tjera, loja është shumë ë rëndësishme për zhvillimin e hershëm. Loja ka treguar të ndihmojë në formimin e marrëdhënieve të qendrueshme dhe edukative ndërmjet prindërve ose kujdestarëve dhe fëmijëve.

Cilat lojra janë të rëndësishme?

Edhe pse definicioni i lojës nuk është plotësisht i qartë, studimet kanë treguar se loja karaterizohet nga një motivim natyral, kërkon përfshirje aktive dhe rezultati shoqërohet me zbulime interesante. Loja është po ashtu vullnetare dhe spontane dhe sjell kënaqësi pa qëllime të veçanta.

Ka lloje të ndryshmë lojrash. Disa prej tyre i ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë. Psh. kur fëmijët e vegjël fusin çdo gjë në gojë, e bëjnë sepse janë kurioz për botën që i rrethon.

Ndërkohë, lojrat fizike janë më energjike dhe aktive, fëmijët vrapojnë dhe lëvizin gjithë trupin e tyre. Lojrat sociale i bëjnë fëmijët të shohin njëri-tjetrin se si luajnë, çka e bën lojën më bashkëpunuese dhe i bën fëmijët të lidhen me njëri-tjetrin.

Lojrat imagjanare janë kur fëmijët luajnë rolin e të rriturve. Këto lojra ndodhin kryesisht në fëmijët parashkollorë.

- Advertisement -rrrrrrr

Lirshmëria e lojrave iI bën fëmijët të kuptojnë preferncat dhe interesat e tyre. Por lojrat të cilat drejtohen nga të rriturit, ku fëmija ka mundësi të kryej veprimet i lirshëm, nxit më shumë të mësuarit te fëmijët.

Lojrat e drejtuara nga të rriturit nuk duhet të kenë për qëllim të jenë strikte dhe sipas rregullave që të rriturit vendosin, ato më shumë duhet të jenë një model për fëmijën dhe duhët të vërtiten rreth pyetjeve për të mbajtur të përqëndruar fëmijën. Psh. nëse jeni duke bërë një puzzle me fëmijën tuaj, ju mund të shpreheni:

“Po shoh që ngjyra e verdhë sikur përqëndrohet në këtë zonën këtu. A nuk gjen një copë me ngjyrë të verdhë?”

Duke bërë pyetje në vend të dhënies së përgjigjeve, ndihmoni fëmijën tuaj t`i zbuloj gjërat vet dhe te jetë i sukseshëm në mënyrë të pavarur.

Loja dhe stresi janë ngushtëisht të lidhura me njëra-tjetrën. Lojrat ndikojnë në uljen e nivelit të stresit. Sa më shumë lojra, aq më pak kortizol. Ndaj lojrat janë shumë të rëndësishme, kryesisht në familjet të cilat janë duke kaluar situata stresuese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të...

Pensionohet mësuesi Ferit Alimi – nxënësit dhe kolegët i organizojnë përcjellje madhështore

Shkolla "Sande Shterjoski" në Kërçovë e nderoi mësuesin Ferit Alimi, i cili pas një...

Gjylferije Elshani, punëtore teknike në shkollën e mesme teknike në Obiliq: Paga ime nuk mjafton për t’i mbuluar nevojat bazike të familjes

Gjylferije Elshanin, punëtore teknike në shkollën e mesme teknike në Obiliq, ka thënë se...

Nga Ana Llazo: Rëndësia dhe sfidat e zhvillimit profesional të mësuesve

Roli i mësuesit ka ndryshuar në epoken e globalizimit dhe zhvillimit teknologjik. Mësuesi nuk është...