E mërkurë, 29 Janar, 2025

Fuqia e fjalës “Jo” përmes syve të një nxënëseje pas leximit të librit “Unë them Jo!”

- Advertisement1-

Nxënësja Najeli Shyti, klasa e 9-të, shkolla “Kushtrimi i lirisë”, Durrës, ndan përshtypjet e saj mbi librin “Unë them Jo!” të Daniele Aristarco, botuar nga Albas. Ajo e përjeton librin si një udhëtim në histori, duke reflektuar mbi fuqinë e fjalës “Jo” dhe qëndresën ndaj padrejtësive.

Shkruar nga Najeli Shyti

- Advertisement -

Klasa e 9-të, shkolla “Kushtrimi i lirisë”, Durrës

Kisha kohë që nuk udhëtoja ndër vite, dekada, histori e vuajtje. Kisha kohë që heronjtë e botës i kisha harruar. “Unë them Jo!”, libri i Daniele Aristarco botuar nga “Albas” më bëri të lundroja kaq magjishëm mes ngjarjeve kryesore që në kohët shumë të largëta e deri tek unë dhe ti. Mesazhi i këtij libri është kaq i fuqishëm saqë përcillet që në titullin e tij.

Unë i them jo padrejtësive, mosbarazisë, bindjes ndaj së gabuarës e çdo gjëje të padrejtë kundrejt meje. Që unë e ti ta kemi të drejtën për të thënë jo sot, qindra vite më parë burra e gra kanë luftuar për drejtësinë e tyre dhe të pasardhësve të tyre. Që nga Spartaku, Darvini, Gandi e Martin Luter Kingu të gjithë i thanë jo të gabuarës, megjithëse i dinin pasojat që kishte kryengritja asokohe. Ndër shumë që arritën qëllimin e tyre dhe i mbijetuan shtypjes ishin Deni Didëro, Çesare Bekaria, Çarls Darvin, Gandi e të tjerë. Por jo të gjithë shpëtuan kaq lehtë. Sokrati, Hipatia, Xhordano Bruno e shumë të tjerë u vranë nga pushtetarët që nuk e pranonin këtë mosbindje. Një nga dënimet më të mëdha që u dha një faji aq shoqërisht të dënueshëm të asaj kohe, pra ndalimi konsiderohet me fat për aq sa kanë mbërritur deri në ditët tona.

“Jo”. A nuk është qesharake? Dy shkronja. Një rrokje. Një fjalë e vetme që shkaktoi kaq trazime në botën tonë të vogël. Ama secili hero e tha këtë fjalë me plot gojë dhe ne sot i admirojmë këto figura kaq trime dhe kaq të forta.

Ja pra miq! Për një lundrim në kohë dhe një sërë fjalësh jo, “Unë i them Jo!” është një must-read. Dhe ti lexues, thuaji jo gjërave që të shqetësojnë!

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Videot e shkurtra shpërqendrojnë fëmijët dhe ndikojnë negativisht në rezultatet e tyre shkollore

Videot e shkurtra që shohin fëmijët ndikojnë në për keq në rezultatet e tyre...

E dhimbshme: Vdes nxënësja 9-vjeçare nga Mitrovica

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Veseli nga Broboniqi i Mitrovicës, e cila...

Kovaçi: Përsa kohë pagat e arsimtarëve janë më të ulëtat në rajon, do vuajmë për arsim cilësor

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Sandër Kovaçi, sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ka...

Mësuesi Halit Shehu, me përvojën 36 vjeçare ka bërë që nxënësit ta duan Matematikën

Profesor Halit Shehu është një nga mësuesit më të përkushtuar të gjimnazit "Petro Nini...