E premte, 13 Dhjetor, 2024

Fundi i një viti shkollor pa planprogram të përfunduar

- Advertisement1-

Në prag të përfundimit të vitit shkollor është shtuar shqetësimi se nuk do të arrihen të zhvillohen të gjithave njësitë mësimore. Mësimdhënësit kanë treguar se janë detyruar t’i fuzionojnë disa njësi e disa të tjera t’i heqin për të arritur “kompletimin” e planprogramit vjetor.

Në Këshillin e Prindërve të Kosovës kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit për marrjen e vendimeve pa bazë hulumtuese për efektivitetin e tyre te nxënësit
Dyert e institucioneve arsimore do të mbyllen në fund të qershorit, por jo edhe të gjitha njësitë mësimore.

- Advertisement -

Sipas mësimdhënësve, për shkak të grevës së zhvilluar në shtator që zgjati një muaj e një javë, disa njësi mësimore nuk do të zhvillohen fare, për shkak se zëvendësimi i orëve të humbura nuk u bë gjatë të shtunave, siç ishte paraparë.

Ministria e Arsimit pas përfundimit të grevës pati publikuar një vendim për rishikimin e kalendarit shkollor, ku parashihej që disa nga orët të zëvendësoheshin gjatë tetë të shtunave, pastaj një pjesë gjatë pushimit pranveror. E sipas këtij vendimi, viti shkollor për klasat I-VIII do të përfundojë më 30 qershor. Në vitet paraprake, për këto nivele, procesi mësimor përfundonte nga mesi i qershorit.

Naime Konushevci-Mici, koordinatore e cilësisë në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, ka thënë se janë detyruar t’i fuzionojnë njësitë mësimore e t’i heqin disa, për të arritur kompletimin e planprogramit vjetor.

“Kemi biseduar me mësimdhënës, njësitë që kanë qenë pak më pak të rëndësishme i kemi larguar ose kemi shkuar me gjëra elementare, krejt me qëllim që fëmijët t’i lexojnë dhe të arrijmë planprogramin të cilin e kemi të planifikuar nga Ministria”, ka treguar ajo.

Ekspertët e arsimit kanë theksuar vazhdimisht se moszhvillimi i të gjithë njësive mësimore rrezikon që nxënësit të fitojnë njohuri të mangëta.

“Unë e marr shembull matematikën. Një ditë kur mëson, ajo ditë lidhet me ditën tjetër, ndërsa dita tjetër me muajin tjetër. Nëse e humb një muaj mësim në matematikë, automatikisht mund ta humbasësh rrjedhën e njohurive, pasi matematika zhvillohet si zinxhir”, pati deklaruar njohësi i arsimit dhe njëherësh drejtor në “Teach for Kosova”, Egzon Gashi.

- Advertisement -rrrrrrr

E në Këshillin e Prindërve të Kosovës, anëtarë të të cilit kanë kundërshtuar zëvendësimin e orëve mësimore, kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit për vendime pa bazë hulumtuese për efektivitetin e tyre te nxënësit.

“Ku është arsyetimi i këtyre vendimeve, ku janë bazuar ata, në çfarë studimi janë bazuar që nëse bëhet mësimi shtesë zëvendësohen orët e humbura me efektivitet dhe nuk lënë dëme. Asnjë studim nuk ekziston. I vetmi vend në Evropë që marrim vendime të tilla mbi jetën dhe të ardhmen e fëmijëve pa asnjë studim shkencor”, ka deklaruar Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Demi ka thënë se fëmijët janë të lodhur e të mërzitur me mënyrën se si janë duke u zëvendësuar orët.

“Për fat të keq, e kemi situatën aktualisht nëpër shkolla të tilla, që fëmijët kanë filluar të jenë të lodhur dhe të mërzitur, për shkak se nuk ka pasur pushim pranveror të rregullt, edhe kanë parasysh që mësimi do të zgjasë deri në fund të qershorit”, ka thënë ai.

Edhe mësimdhënësja në shkollën “Gjergj Fishta”, Maliqe Syla, ka thënë se nxënësit janë duke ndier lodhje nga zgjatja e vitit shkollor.

“Ndoshta ju duket pak absurde, pak e pabesueshme, është normale, shumë normale që është lodhje, sepse lodhje është edhe për ne, por janë për mrekulli duke qëndruar, duke e ruajtur atë qetësinë, sa arrijnë me e ruajtë nuk e di, sa është interesimi nuk mund të hyjmë në kokat e tyre, por qetësinë janë duke e mbajtur sikur të ishin ditë të zakonshme, edhe pse është pak ngarkesë”, ka thënë mësimdhënësja e lëndës Gjuha dhe Letërsia Shqipe.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar që zëvendësimi i orëve mësimore është e vetmja mënyrë për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga greva në arsim. E përgjegjësinë për pasojat me të cilat do të ballafaqohen nxënësit për mosfitimin e njohurive të parapara ma planprogram, Nagavci ua ka lënë shkollave dhe komunave, gjatë një konference në fund të muajit maj. /KOHA.net

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore...

Lajm i mirë: Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë pajiset me 20 kompjuterë të rinj

Komuna e Prishtinës e ka pajisur kabinetin e teknologjisë të shkollës "Nazim Gafurri" me...

Këta janë studentët që kanë fituar bursa 7 mijë euro në universitetet më të mira në botë – EMRAT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar emrat e studentëve që kanë përfituar bursa...

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...