Thirrje për mësimdhënësit: Plotësoni pyetësorin për Inteligjencën Artificiale në arsim



nder titull

- Advertisement5 -

Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku, ka ftuar mësuesit, drejtuesit e shkollave, specialistët e arsimit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në një anketë që po zhvillohet në kuadër të një studimi mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në arsimin parauniversitar në Shqipëri.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, studimi synon të evidentojë përfitimet, sfidat dhe nevojat për politika e praktika më të mira në sistemin arsimor shqiptar, duke u mbështetur në perceptimet dhe përvojat e profesionistëve të arsimit.

- Advertisement - M1

Çifliku thekson se plotësimi i pyetësorit kërkon vetëm pak minuta, ndërsa të gjitha përgjigjet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime studimore.

Ai ka bërë thirrje që lidhja e pyetësorit të shpërndahet edhe te kolegët dhe profesionistët e tjerë të arsimit, me qëllim që studimi të përfshijë sa më shumë perspektiva dhe të ofrojë një pasqyrë sa më të plotë mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në arsimin parauniversitar në Shqipëri.

Postimi i tij i plotë:

Ftesë për pjesëmarrje në anketë
Të nderuar mësues, drejtues shkollash, specialistë të arsimit dhe të gjithë ata që janë të interesuar për të ardhmen e arsimit në Shqipëri,
Po zhvilloj një studim mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në arsimin parauniversitar shqiptar, me qëllim evidentimin e përfitimeve, sfidave dhe nevojave për politika e praktika më të mira në sistemin tonë arsimor.
Ju ftoj me shumë respekt të plotësoni pyetësorin në linkun më poshtë. Përgjigjet tuaja do të kontribuojnë në një analizë shkencore që synon të pasqyrojë realitetin dhe perceptimet e profesionistëve të arsimit në Shqipëri.
✅ Plotësimi kërkon vetëm pak minuta.
✅ Përgjigjet trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime studimore.
✅ Ju lutem, ndajeni këtë lidhje edhe me kolegë, mësues, drejtues shkollash dhe persona të tjerë të angazhuar në arsimin parauniversitar, në mënyrë që studimi të përfshijë sa më shumë perspektiva.
🔗 Lidhja e pyetësorit më poshtë:
Faleminderit për kohën, kontributin dhe mbështetjen tuaj në këtë nismë. Së bashku mund të kuptojmë më mirë se si AI po ndikon dhe do të ndikojë në të ardhmen e arsimit në Shqipëri.
Shqip | English