HIRRJE PËR APLIKIM: MOBILITET AFATSHKURTËR NË GREQI – (G-VET)
Data e publikimit
(G-VET)
Mobilitet afatshkurtër nga Kosova në Greqi
23 Shtator 2023 – 21 Tetor 2023
Thirrje për aplikim
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me MeOut Group dhe me përkrahjen e Komisionit Evropian organizon raundin e parë të mobilitetit afatshkurtër përmes projektit “ Ngritja e kapaciteteve në shkollat profesionale” (ERASMUS-EDU-2022-CB-VET) për nxënësit e shkollave profesionale në Kosovë.
Mobiliteti afatshkurtër do të organizohet në Platamonas, Greqi duke filluar më 23 Shtator 2023 – 21 Tetor 2023.
Ky projekt ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.
Mobiliteti afatshkurtër përmban programin 1 mujor të trajnimit profesional në fushë: Hoteleri/Gastronomi dhe profile tjera.
Objektivat e mobilitetit:
• Forcimi i kompetencave dhe shkathtësive kyçe, në veçanti shkathtësitë digjitale dhe të gjuhës;
• Përkrahja e zhvillimit të shkathtësive specifike për nevojat e tashme dhe të ardhme të tregut të punës;
• Nxitja e kualitetit, transparencës dhe njohja e rezultateve të të nxënit nga mobiliteti sidomos përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe instrumenteve Evropiane.
•Forcimi i dimensioneve Evropiane të të mësuarit dhe të nxënit përmes:
• Promovimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës, dhe pjësmarrjes demokratike;
• Promovimit të njohurive të përbashkëta Evropiane në trashëgimi dhe diversitet;
• Përkrahja e zhvillimit të rrjeteve profesionale në Evropë.
Ne kërkojmë:
13 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatshkurtër (1 muaj) dhe të gatshëm të bëjnë praktikën në kompaninë nikoqire.
Ftohen të aplikojnë nxënës të shkollave profesionale të profilit: Hoteleri/Gastronomi ose edhe të profileve tjera.
Kushtet për aplikim:
Të jeni nxënës të shkollave profesionale- klasa 10-11-12 (mosha 16-18) për mobilitet afatshkurtër.
Të keni njohuri e gjuhës angleze.
Të tregoni interes për të fituar përvojë dhe zhvillim profesional në një shtet tjetër.
Të jeni të hapur ndaj mësim nxënies në një mjedis ndërkombëtar.
Të jeni të gatshëm të punoni në mënyrë efektive me njerëz tjerë.
Procesi i aplikimit:
Formën online të aplikimit mund ta gjeni në këtë vegëz http://bitly.ws/Snad
Intervistë e suksesshme pranë ekipit vlerësues (vetëm nxënësit e përzgjedhur ftohen në intervistë)
Kur dhe ku?
Në Greqi, dhe Platamonas duke filluar nga data: 23 Shtator 2023 – 21 Tetor 2023
Kushtet për nxënës:
Akomodimi – Akomodimi mbulohet nga programi. Nxënësit do të qëndrojnë në akomodim të përbashkët.
Transporti – Transporti nga Kosova në Greqi dhe anasjelltas mbulohet nga programi.
Sigurimi – Pjesëmarrësit do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga programi.
Viza – Organizatorët i mbulojnë shpenzimet e vizave për pjesëmarrës.
Mëditjet – Pjesëmarrësit do të marrin mëditje për shpenzimet e ushqimit ose do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.
Përkrahja e përgjithshme – Përkrahja nga mbikëqyrësi, stafi vendor dhe mësimdhënësi shoqërues do të jetë gjatë gjithë kohës.
Data e fundit e aplikimit – 25 gusht 2023 deri në orën 16.00.
Nëse ju duhet ndonjë informatë shtesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected].
Ky projekt është pjesë e programit ERASMUS+ e financuar nga Komisioni Evropian.