Fshati Oymayakon në Siberi, aty ku nxënësit shkojnë në shkollë në minus 50 gradë celsius // VIDEO

- Advertisement -

Nxënësit rusë në Siberi, që konsiderohet si rajoni më i ftohtë në planetin Tokë, janë filmuar duke shkuar në shkollë në temperaturat minus 50 gradë celsius.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq nxënësit e veshur me rroba të trasha duke pritur autobusin që t’i dërgojë në shkollë, në temperatura që arrijnë deri në minus 51 gradë në fshatin Oymyakon të Siberisë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Në shkollën e këtij fshati shkollat mbyllet vetëm nëse temperaturat bien në minus 52 gradë apo edhe më poshtë – e kjo vlen në veçanti për nxënësit e moshës 11 vjeç apo edhe më të ri.

 

 

- Advertisement -

Megjithatë nxënësit detyrohen të ecin deri në klasat e tyre përmes rrugëve të mbuluara nga bora, e qerpikët e syve i kanë të ngrirë nga temperaturat e ulëta.

Madje ata me të hyrë në shkollë i nënshtrohen procedurave standarde të pandemisë së coronavirusit, duke ua matur temperaturën e trupit me qëllim që të mos ketë ndonjë të infektuar që mund t’ua rrezikojë shëndetin edhe të tjerëve.