Franca insiston në largimin e telefonave në shkolla

- Advertisement5 -

Ministrja franceze e Arsimit, Nicole Belloubet synon të eksperimentojë që nga viti i ardhshëm shkollor detyrimin që nxënësit të lënë smartfonët jashtë mureve të shkollës, mundësisht në dollapë të veçantë.

- paragrafi 1 -

”E kam thënë disa herë se do të doja shumë që nxënësit tanë të mund të shkonin në shkollë pa telefon. Ne i dimë efektet e dëmshme që mund të sjellë kjo”, deklaroi ministrja duke marrë parasysh krijimin e dollapëve të posaçëm për telefonat.

- Advertisement - M1

Franca tashmë ndalon përdorimin e telefonave i në shkollë, por i takon çdo institucioni individual të përcaktojë metodat specifike të pajtueshmërisë me këtë rregull.

Belloubet beson, ndër të tjera, se ”ne duhet të mendojmë më mirë për përdorimin e mjeteve dixhitale në klasë, në veçanti tabletat dhe kompjuterët që vihen në dispozicion të studentëve”./Albinfo