E diel, 19 Janar, 2025

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit: Vajza qëndron me orë mes të ftohtit mbi makinë, për të parë nënën në spital

- Advertisement1-

Një foto e ndarë së fundmi në rrjetet sociale, bëri xhiron anembanë botës, për shkak të historisë së saj.

Vajza ka ndenjur me orë të tëra, mbi një makinë përballë dritares së spitalit, ku qëndronte e shtruar nëna e saj. Një banor aty pranë, e pa dhe i bëri një fotografi.

- Advertisement -

Pasi ajo u shpërnda në rrjet, Corriere della Sera, tregoi për historinë që fshihej pas saj.

Kjo nuk është e para herë që familjarët e pacientëve qëndrojnë krah dritareve, me shpresë për t’i parë ato, qoftë edhe për pak. Spitali i Valduce-s, në Como, është një nga më të mbingarkuarit në këtë valë të dytë.

Në katin e parë të këtij spitali, janë 31 pacientë të prekur me kovid, të ndarë në dy pjesë. Në ambientet afër dhomave të infermierëve qëndrojnë ata që janë të sëmurë më rëndë. Ndërsa në pjesën afër dritares janë ata që janë në gjendje më pak kritike.

Nëna e vajzës që qëndronte mbi makinë, ishte midis moshës 60-70 vjeç. Mbase ajo e ka parë të bijën, e cila pavarësisht të ftohtit qëndroi aty për orë të tëra, nëse është ngritur për ndonjë moment nga shtrati, duke hedhur sytë nga dritarja.

Në këtë spital të dielën, tre pacientë mund të kishin vdekur, pasi nuk u pranuan nga mbingarkesa. Ato u dërguan në Milano. Como dhe Varese, janë ndër zonat më të prekura nga vala e dytë. Numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar është i lartë. Siç duket, nga gabimet e valës së parë, Lombardia ka mësuar pak.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Viti i Ri – origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë...

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...