Fotoja më e re e familjes mbretërore suedeze është shkrepur nga Solliden Palace (versioni suedez i Balmoral, si të thuash), ku ata zakonisht kalojnë pushimet e tyre të verës.
Të pranishëm ishin të gjithë. Edhe Princeshë Sofia me fëmijën e sapolindur.

Në pushimet familjare ishte edhe Maddalena, princesha që prej disa vitesh jeton në Amerikë me 3 fëmijët dhe bashkëshortin. Ama kjo nuk e pengon të rikthehet në familje për pushime dhe të mos mungojë në asnjë festë.

Edhe kjo familje ka pasur fërkimet e saj. Thuhet se pasi mbreti ua shkurtoi buxhetin Maddalena-s dhe djalit të tij Carl Philip për të ulur shpenzimet e familjes mbretërore, patën disa hatërmbetje, por që kurrë nuk folën për to në publik.
Nga ky diskrecion duhet të mësojë pikërisht familja mbretërore britanike dhe të jetë e bashkuar të paktën për festa.