E diel, 19 Janar, 2025

Fotografimi i nënave që ushqejnë fëmijën me gji në publik do të bëhet e paligjshme

- Advertisement1-

Bërja e fotografive të nënave që ushqejnë fëmijën me gji në publik pa pëlqimin e tyre është një krim në Angli dhe Uells tashmë.

Sekretari i Drejtësisë, Dominic Raab, tha se masa do të ndalonte ngacmimin e grave, qoftë për vetëkënaqësi apo për qëllime ngacmimi.

- Advertisement -

Aktivistët e mirëpritën vendimin, duke e quajtur atë një fitore për nënat gjidhënëse.

Zoti Raab konfirmoi gjithashtu një amendament tjetër të projektligjit për t’u dhënë viktimave të abuzimit në familje më shumë kohë për të raportuar krimet në polici.

Dizajnerja me bazë në Manchester Julia Cooper filloi fushatën për të bërë të paligjshme fotografimin e nënave që ushqejnë fëmijën me gji, pas përvojës së saj në një park lokal prillin e kaluar.

“U ula për të ushqyer vajzën time me gji dhe vura re një burrë në një stol tjetër që na shikonte”, tha ajo për BBC.”Pa u penguar ai mori aparatin e tij dixhital, vendosi një lente zmadhimi dhe filloi të na fotografonte.”

Zonja Cooper tha se ishte “plotësisht e tronditur dhe e shkatërruar” nga incidenti, por problemet e saj vazhduan pasi Policia e Mancesterit i tha asaj se nuk ishte kryer asnjë krim dhe se nuk mund të bënin asgjë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...