E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Fotografi Bujar Gashi përfaqëson Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare

- Advertisement1-

Fotografi Bujar Gashi, është përzgjedhur të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare me pjesëmarrës të shteteve nga Hungaria, Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke

Ekspozita do të jetë e veçantë, me sete fotografike të natyrës, të cilat mund të shihet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga data 13 maj deri më 17 maj.

- Advertisement -

Bujar Gashi vazhdimisht ka sjellë foto të ndryshme, me pamjet që ofron, mund të shihni magjinë e natyrës së Kosovës, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm.

Ai njihet si fotograf profesional që promovon vlerat kulturore dhe historike të Kosovës.

Bujari është fitues i shumë çmimeve në fotografi dhe autor i disa ekspozitave, si në Turqi, Gjermani dhe në Kosovë, të cilat përfaqësojnë kulturën dhe historinë e Kosovës.

Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku një prej tyre edhe në Budapest, HU, në vitin 2016.

Fotografia e tij vlerësohet lart, duke prezantuar shumë vende turistike të Kosovës dhe jo vetëm, në shumë evente ku Kosova është prezantuar si pjesëmarrëse, si në Londër, Berlin, Stamboll, Dubai, Tiranë etj.

Fotgrafitë e Gashit janë publikuar në faqet e shumë mediumeve vendore dhe ndërkombëtare, ku së fundmi në faqen e “National Geographic” janë publikuar dy fotografi të Gashit, duke parë edhe një herë vlerën e fotografisë për vendin e tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop